Tiranë, sekuestrohet punishtja e detergjentëve falsë, pranga pronarit

Report TV 2015-08-21

Views 1

Zbulohet një tjetër bazë falsifikimi detergjentësh në kryeqytet, ku prej 6 muajsh Besnik Idrizi falsifikonte e tregtonte produktet e rrezikshme për qytetarët. Antikrimi Ekonomik në policinë e Tiranës ka mundur të arrestojë këtë të fundit dhe të sekuestrojë një sasi të konsiderueshme produktesh, por ende qytetarët ndjehen të rrezikuar dhe shprehin shqetësim për sigurinë e mallrave që blejnë.

Punishtja ndodhej në rrugën "Ferit Xhajko" në kryeqytet, ndërsa prej më shumë se 6 muaj poseduesi i fallsifikonte produktet dhe i hidhte në treg i pashqetësuar nga askush.

"A1 Report' ka vëzhguar tregun industrial të shumicës në kryeqytet ku nuk mungojë disa prej markave të fallsifikuara si" shampo "Palmolive", detergjent "Ariel", larës "Mastro Lindo", etj.

Ndërsa qytetarët thonë se janë çmimet e ulta ato që i sjellin në tregje dhe pse kanë dyshime për cilësinë e produkteve që blejnë.

Share This Video


Download

  
Report form