Ngjyrosja e karburanteve çohet për tu shfuqizuar në Kushtetuese

Report TV 2015-08-21

Views 0

TIRANË - Një tjetër vendim i qeverisë së ish-kryeministrit Sali Berisha, përfundon në dyert e Gjykatës Kushtetuese, pasi shoqata e shoqërive të hidrokarbureve me anë të një ankimi kërkon shfuqizimin e vendimit të Këshillit të Ministrave me datën 13 mars 2013 që jep me koncesion dy shërbime të rëndësishme publike në sektorin strategjik të hidrokarbureve për firmat, Global Fluids International si dhe Petroleum Consulting Partners.

Pak kohë pas bërjes publik të vendimit dhe kontratave koncesionare, pati reagime të forta nga grupet e interest të cilat asokohe thanë se ky ishte një veprim aspak transparent dhe qeveria shqiptare me këto dy kontrata do të rëndojë mbi taksapaguesit shqiptarë si dhe në rritjen e çmimit të karburanteve.

Ndërsa Ministria e Financave do të shpjegonte se, bëhej fjalë për shërbimin e markimit dhe monitorimit të karburanteve në Republikën e Shqipërisë, si dhe shërbimin e skanimit të konteinerëve dhe automjeteve të tjera, ku me anë të konçesionit synohej të sigurojë dhe garantojë pagesën e taksave dhe tatimeve të parashikuara.

Seanca e parë në gjykatën kushtetuese është vendosur për më datwn 3 tetor ora 10.00, ku kërkohet "shpallja e papajtueshmërisë me Kushtetutën dhe me marrëveshjet ndërkombëtare dhe shfuqizimi i Vendimit të Këshillit të Ministrave si dhe pezullimi i zbatimit të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.200, datë 13.03.2013, deri sa vendimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese të hyjë në fuqi."

Share This Video


Download

  
Report form