Kuvendi debaton rreth Ligjit për furnizime publike

alsatmtv 2015-08-21

Views 2

Ligji për furnizime publike u gjend sot para deputetëve të Kuvendit Republikan. Sipas zv/ ministrit të financave Ardian Xheladini, ndryshimet do të forcojnë konkurrencën si dhe do të mënjanojnë dhe pengojnë keqpërdorimet. Risi gjithashtu është edhe forma elektronike e dokumenteve të tenderit si dhe qasja më e lehtë deri tek dokumentacioni i nevojshëm. Por, për deputeten opozitare Radmilla Sheqerinska, Ligji për furnizime publike deri tani ka pësuar shumë ndryshime të cilat kanë qenë vetëm formale, por jo edhe thelbësore dhe që nuk ka gjetur asnjëherë zbatim në praktikë.

"Ndryshimet dhe plotësimet e propozuara në Ligj ndërmerren në konsultim me bashkësinë afariste ndërsa duke marrë paarsyshë interesin publik riregullohen disa çështje nga praktika që duhet të rezultojnë me përforcim të konkurencës, lehtësim të qasjes së ofruesve deri te tregu i furnizimeve publike, pengim i keqpërdorimeve dhe ngjashëm. Risi është edhe futja e më shumë mekanizmave kontrollues në fazat e procedurës që në praktik deri tani janë treguar si më të ekspozuara në mangësi dhe parregullsi gjatë definimit të specifikimeve teknik e dhe kritereve për përcaktimin e aftësive", tha Ardian Xheladini, zv/ ministër i financave.

"Kur shpallet tender për vakcinë për fëmijët, kriter i vetëm është çmimi, ndërkohë që kur shpallet tender për konsultant, për qeverinë atëherë kriter është kualiteti. Më këtë vërtetohet se imazhi është gjithçka, deris qytetarët nuk vlejnë për asgjë, për këtë qevri kështu është. Unë para meje kam një numër serioz të tendereve ku kjo vërtetohet në vepër, se kursejmë atje ku nuk na lejohet, derisa harxhohet me të madhe atje ku ska nevojë", u shpreh Radmilla Sheqerinska, LSDM. Alsat-M

Share This Video


Download

  
Report form