Nesër Kuvendi debaton mocionin për votëbesimin e qeverisë

alsatmtv 2015-08-21

Views 0

Nesër Kuvendi do të debatojë mocionin e votëbesimit të qeverisë të iniciuar nga LSDM-ja opozitare. Para fillimit të seancës do të mbahet koordinimi i kreyt të Kuvendit me koordinatorët e grupeve parlamentare për të ndërtuar strategjinë rreth rrjedhës dhe dinamikës së seancës. LSDM-ja opozitare e cila deri tani bojkotonte koordinimet sot ka marrë qëndrim që të merë pjesë në koordinimin me kreun e Kuvendit. Sot këtë e ka paralajmëruar deputeti i LSDM-së Jani Makraduli. Qëndrimin e këtillë LSDM-ja opozitare e ka ndërtuar pasi kreu i parlamentit paraprakisht i ktheu LSDM-së letrën me radhitjen e deputetëve të cilët duhej nesër të merrnin fjalën.
"Ky tentim i kryetarit Veljanovski tanimë është i lexuar dhe skenar për obstruksion të debatit të nesërm me urdhër të Nikolla Gruesvkit. Qëndrimi parimor i opozitës për mos-pjesëmarrje në koordinimet e së hënës mbetet. Por, njëkohësisht nuk do të lejojmë me mashtrime të imëta të karakterit teknik të bëhen obstruksione rreth debatit të nesërm për votëbesim të qeverisë, e cila të ju përkujtoj është mekanizëm i garantuar me kushtetutë. Për këtë shkak, në takimin e paraparë me kryetarin e Parlamentit, në bazë të nenit 216, do të merr pjesë një koordinator nga propozuesit e kësaj iniciative, dhe nga ky moment dilema e vetme mbetet, se si pushteti do të votoj rreth iniciativës sonë", deklaroi Jani Makraduli, LSDM.
Ndërkohë PDSH-ja e Thaçit mbetet e prerë në qëndrimin e saj për bojkot të koordinimeve te Veljanoski. Nga ana tjetër deputeti i RDK-së Izet Zeqiri kërcënohet se po që se nesër nuk i jepet e drejta e fjalës për siç u shpreh ai të vënë në pah politikën diskriminuese dhe antishqiptare të qeverisë Gruesvki, do ta bllokoj Institucionin pyetje deputetësh e me këtë edhe opozitën, të cilës do ti pamundësoj që deri në fund të 2014 të mos mund të shtroj pyetje deputetësh. Bedri Rexhallari

Share This Video


Download

  
Report form