TIRANE- Ambasadorja franceze në Shqipëri Christine Moro ka reaguar lidhur me ligjin e Nëpunësit Civil. Pas aktivitetit që ambasada franceze kishte organizuar në lidhje me trajnimin e ekspertëve për luftën kundër pastrimit të parave, ambasadorja Moro ka reaguar ndaj ligjit të Nëpunësit Civil. Sipas saj kjo është një nga temat më të nxehta në Shqipëri, dhe ka nevojë për të marrë përgjigjet e nevojshme nga juristët, lidhur me faktin nëse ky ligj duhet të hyjë sa më parë në fuqi apo jo.