VMRO-LSDM, shkëmbejnë akuza për nepotizëm

alsatmtv 2015-08-21

Views 1

VMRO DPMNE-ja edhe sot ka vazhduar me publikimin e dokumenteve të furnizimeve publike në Strumicë, me të cilat akuzojnë për nepotizëm kryetarin e kësaj Komune dhe liderin e LSDM-së Zoran Zaev. VMRO DPMNE akuzoi sot se kompania 'Javor Shped', partner i së cilës është vëllai i Zaevit gjatë viteve 2010 dhe 2011 ka marrë edhe dy tenderë të tjerë, në vlerë prej 28 dhe 14 milion denarë.

"Kjo do të thotë se Zoran Zaev mikut të tij personal dhe partnerit të vëllait të tij Vice Zaev, i ka dhënë shuma milionëshe nga paratë e qytetarëve të Komunës Strumicë, njëjtë siç shpërndante më parë tenderë kompanive ta babait të tij, xhaxhait, kunatës, kushërirës dhe rejës", tha Dime Spasov, VMRO-DPMNE.

LSDM-ja është përgjigjur se në Strumicë tenderët shpërndahen në bazë të procedurës ligjore, duke përmendur shembullin e kompanisë së kandidatit të VMRO-së për kryetar të Komunës së Strumicës, dhe deputetit aktual të partisë në pushtet, Vasill Pishev.

"Në Strumicë, ku kryetar është Zoran Zaevi, tenderët fitohen me procedurë ligjore, dhe i fitojnë ato kompani që kanë ofruar kushte më të ulëta në treg, siç konfirmoi edhe kompania "AL -- MAKS", në pronësi të Vasill Pishev, deputet aktual i VMRO DPMNE-së dhe kandidat për kryetar të Strumicës në zgjedhjet e fundit lokale", thuhet në reagimin e LSDM-së.

LSDM-ja opozitare akuzoi përsëri ministren e brendshme Gordana Jankullovska, se prej ardhjes në atë post, pasuria e saj kapitale është rritur jashtëzakonisht, gjë që sipas LSDM-së e vërteton edhe lista e pronësisë që vetë Jankullovska e ka dorëzuar në Komisionin për Antikorrupsion. Benjamin Arifi

Share This Video


Download

  
Report form