Akuza të reja mes LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së

alsatmtv 2015-08-21

Views 0

Komuna e Strumicës, kryetar i së cilës është lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, ka lidhur kontratë edhe me firmën e vëllait të tij, Vice Zaev, akuzuan sot nga VMRO-DPMNE. Sipas kësaj partie, nepotizmi, përplasja e interesave dhe puna kriminale në komunën e Strumicës, bëhet gjithnjë e më evidente. Nga LSDM-ja pohojnë se në kohën kur është lidhur marrëveshja, vëllai i Zaevit nuk ka qenë bashkëpronar i firmës dhe u kundërpërgjigjën se që kur është ulur në kolltukun e MPB-së Gordana Jankulovska, pasuria e saj vetëm në banesa kap vlerën prej 200 mijë euro.

"Ky është edhe një shembull për shkeljen e paskrupullt she mosrespektimin e ligjeve nga ana e Zoran Zaevit dhe komunës së Strumicës. Sikur të mos ju mjaftonin 30 milionë denarët, para të popullit që janë derdhur në llogarinë private të babit tuaj, tani janë harxhuar edhe 348. 808 denarë tjera në llogarinë e firmës së vëllait tuaj. A ka kjo fund!?", deklaroi Nikola Todorov, VMRO-DPMNE.

"Llogaritja e thjeshtë tregon se ministrja dhe bashkëshorti i saj edhe po të mos shpenzonin asnjë denarë nga rrogat e tyre, të mos kishin ngrënë asgjë, të mos kishin blerë asgjë, përsëri nuk do mundeshin për kohë aq të shkurtër të kenë as sa gjysma e 200 mijë eurove që kanë si kapital shtesë. Z. Kryeministër dhe ministre Jankulovska, si është e mundur kjo matematikë?!", tha Petre Shilegov, zëdhënës i LSDM-së. Alsat-M

Share This Video


Download

  
Report form