Greva e ish-të përndjekurve, avokati: Shqevi s'i vuri zjarrin Ndrecës

Report TV 2015-08-21

Views 1

TIRANË - Prej më shumë se një viti, një nga ish-pjesëtarët e grevës së urisë së ish-të përndjekurve politikë, endet në dyert e gjykatave, ndërsa tani pret të marrë dënimin. Perikli Shqevi u akuzua dhe arrestua si autor i veniess së zjarrit, grevistit tjetër, Gjergj Ndreca, i cili pas dëmtimeve të rënda, mundi të mbijetojë.

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar pak ditë më parë 4 vjet burg për Perikli Shqevin, gjë që sipas avokatit të Shqevit, Stefan Topallit, është masë shumë e lartë. Në një intervistë për televizionin "A1 Report!", Topalli shprehu dhe pretendimet e tij se pse kjo masë dënimi është e lartë.

Share This Video


Download

  
Report form