Spasov: Fonde shtesë për nxënësit, shfrytëzues të asistencës sociale

alsatmtv 2015-08-21

Views 0

Edhe këtë vit shkollor do të realizohet programi qeveritar për dhënien e fondeve shtesë për nxënësit e shkollave të mesme, familjet e të cilave janë shfrytëzues të asistencës sociale. Kështu njoftoi ministri i punës dhe politikës sociale Dime Spasov duke bërë thirrje që prindërit me kohë të aplikojnë për këtë asistencë që të mund të marrin me kohë fondet e parapara. Pagesa do të realizohet 4 herë në vit për ata nxënës që do të plotësojnë kushtin kryesor për marrjen e kësaj asistence, pra të jenë të rregullt 85% nga fondi i orëve të realizuara në çdo tre mujor. Afati i fundit i paraqitjes së kërkesës është 30 shtatori ndërsa ata që do të aplikojnë pas kësaj date do të realizojnë këtë të drejtë nga cikli i dytë pagesor.

"Këtë vit presim që këtë të drejtë ta realizojnë rreth 10 mijë nxënës ku janë paraparë 120 milion denar. Vlera e kësaj asistence financiare për person është 12 mijë denar në nivel vjetor ndërsa është paraparë që të paguhet përmes 4 pagesave gjatë vitit. Kjo ndihmë është kushtëzuar me rregullshmërinë e nxënësve në shkollë dhe duhet të jetë 85% nga numri i orëve të realizuar për çdo cikël tre mujor shkollor. Nëse nxënësi nuk e ka realizuar këtë kusht në një tremujor shkollor, ai nuk do të merr asistencën financiare pavarësisht se sa i rregullt ka qenë në shkollë në tre mujorët tjerë", deklaroi Dime Spasov, ministër i punës dhe politikës sociale.

Ministri Spasov njoftoi se deri tani këtë asistencë e kanë realizuar mbi 90 për qind e nxënësve të shkollave të mesme ndërsa një përqindje shumë e vogël e tyre nuk e kanë realizuar për shkak se nuk kanë qene të rregullt në mësim. Ky program qeveritar realizohet që nga viti shkollor 2010-2011. Gjyltene Rexhallari

Share This Video


Download

  
Report form