Thaçi: Qeveria aktuale është antishqiptare dhe anti-integruese

alsatmtv 2015-08-21

Views 1

Qeveria aktuale funksionon në dy aspekte, atë anti-integrues dhe anti-shqiptar, kështu deklaroi lideri i opozitës shqiptare Menduh Thaçi. Sipas tij, drejtimi i parë do të jetë shumë më i qartë kur të publikohet raporti i radhës i Komisionit Evropian. Ndërkohë që teza e dytë se qeveria është anti-shqiptare e dëshmon edhe nën kryetarja e parlamentit nga radhët e BDI-së e cila deklaron se nuk i jepet e drejta që të drejtoj seancën në gjuhën shqipe. Këto komente Thaçi i bëri në intervistën javore, të radios 'Evropa e Lirë'

"Mendoj se është e qartë se kjo qeveri funksionon nga dy aspekte, politikë anti-integruese, që është më se e qartë, dhe mendoj se edhe më e qartë do të bëhet kur të vij raporti i Komisionit Evropian. Dhe politikë anti-shqiptare. Nuk e them këtë unë, por nënkryetarja e kuvendit e cila thotë se nuk më lejojnë të flas shqip. Kjo është shokuese, sepse ajo dhe partia e saj kanë sjellje të dyfytyrshme. 6-7 vjet e dëgjojmë zotin Ahmeti si krenohet se gjuhën e shqipe e ka bërë zyrtare, derisa funksionari i tij e demanton", deklaroi Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së.

Thaçi ka përsëritur qëndrimin partisë së tij për mospjesëmarrjen në Grupin punues për implementimin e rekomandimeve të 24 dhjetorit. Sipas tij, as bashkësia ndërkombëtare e as subjektet politike në vend nuk do të kishin dashur që PDSH-ja të jetë pjesë e atij grupi punues, sepse pika e parë për të cilën PDSH-ja do të kërkonte të debatohet do të ishte përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe.

"Çështja e parë që do të vendosnin në rend dite do të ishte: 'Zonjë si ishte ajo barsoleta, nuk ju lejojnë të flisni shqip, kuku sa të këqij që janë. Ejani të flasim për përdorimin e gjuhës shqipe. Dhe gjithë tjetra edhe 24 dhjetori është çështje e parëndësishme , ne vetëm theksojmë se këtu po vendosen nën tepih shumë çështje serioze, derisa u jepen rëndësi farsave politike", tha Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së.

Thaçi nuk dëshiron të bëhet pjesë e frontit opozitarë sepse nuk dëshiron që ai të komandohet nga të tjerët, derisa veten e shpallë për lider të opozitës shqiptare.

"Unë jam shef i opozitës shqiptare, nuk mundet unë të jem pjesë e ndonjë shefi tjetër, të më komandoj, kush të më komandoj mua dhe cilat janë kërkesat politike të shqiptare dhe cilat janë kërkesat tjera politike të maqedonasve si opozitë. Ne jemi më ndryshe dhe kemi agjendë tjetër. Nuk mund të bëhemi qesharake si disa parti tjera të vogla politike", u shpreh Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së.

Ndërkohë,i pyetur rreth marrëdhënieve ndëretnike Thaçi u përgjigj se ato janë stabile, falë politikës së PDSH-së. Bedri Rexhallari

Share This Video


Download

  
Report form