Thaçi flet pas Samitit të Berlinit: Pritja është zhgënjim dhe diskriminim për qytetarët e Kosovës

Report TV 2019-05-28

Views 0

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka një konferencë për media, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, ?Adem Jashari?, pas kthimit të tij nga Berlini, ku mori pjesë në Samitin për Ballkanin, të organizuar nga Gjermania dhe Franca.

Ai thotë se për sa kohë është përmbushur kushti i demarakacionit të kufirit pritja për liberalizimin e vizave është e panevojshme.

?Ishte e rëndësishme pjesëmarrja në takim e zonjës Mogherini, për t?i dhënë kuptim më evropian dhe më gjithëpërfshirës këtij procesi. Dua të besoj që në një Evropë më të bashkuar dhe më të fortë, gjërat do të zgjidhen më shpejt rreth Ballkanit Perëndimor.,

Pozicioni ynë ka qenë shumë i qartë. Shteteve të BE?së u kam drejtuar kërkesë për qartësim, sa i përket domosdoshmërisë për liberalizimin e vizave.

Mendoj që do të kemi një reflektim. Kemi sinjalet e para, që do të mund të lëvizet? jemi me shpresë dhe me optimizëm, në mënyrë që të respektohet kontrata e BE me Kosovën. Deri më 2016 ka qenë si kusht demarkimi i kufirit me Malin e Zi. E kemi kryer? Prej dy vitesh jemi në pritje krejt të panevojshme. Është diskriminim, dhe ndëshkim për qytetarët e Kosovës?, tha Thaçi..

Share This Video


Download

  
Report form