Bexheti: Zonat shqiptarë do dështojnë si ajo e Tetovës

alsatmtv 2015-08-21

Views 3

Projekt buxheti për vitin e ardhshëm është më tepër optimist se sa real, vlerëson eksperti ekonomik Abdylmeaf Bexheti. Sipas tij buxheti 2014 ka vlerë rekorde nëse kemi parasysh komponentët e uljes së ekonomisë në vend të cilat mbushin buxhetin. Vlerë rekorde sipas tij paraqet edhe rritja ekonomike dhe inflacioni prej rreth 7 për qind.

"Në përpjesëtim me produktin bruto të brendshëm është po thuaj përsëri rekord në parashikimet e deritanishme, aq më tepër kur ne e dimë se komponentët kryesore që e mbushin, që e plotësojnë buxhetin janë të ardhur nga konsumi dhe konsumi te ne është në fazë të trendit rënës edhe për shkak të komponentë që diaspora gjithnjë e më pak po sjell para dhe po remiton gjithnjë e më pak para në vend, ekonomia është gjithnjë jo likuide, kreditimi është gjithnjë rënës dhe të gjitha këto pra nënkuptojnë se nuk ka shumë vend për të qenë optimist në këtë parashikim optimistik", deklaroi Abdylmenaf Bexheti , ekspert ekonomik.

Ai thekson se duhet analizuar në detaje buxhetin 2014 por nga informacionet e publikuara deri më tani, për pjesën shqiptare janë ndarë vetëm 5% nga buxheti i shtetit.

"Pra nëse i marrim të gjitha projektet në miliona denar që i sistemoi zëdhënësi i qeverisë për pjesën shqiptare rezultoi se diku rreth 620 milion denar që janë diku rreth 10 milion euro investime të ashtuquajtura kapitale në pjesën shqiptare siç thanë ata dhe nëse këtë e krahasoni me 370 milion euro investime kapitale në tërë buxhetin 2014 pra pjesëmarrja nuk është më e madhe se diku 5.5% dhe nëse ky përpjesëtim krahasohet me pjesëmarrjen shqiptare është rreth pesë fish më pak se sa që realisht takon. Pra, unë po flas me matematikat që i kam dëgjuar nga ata dhe shifrat që i kam dëgjuar nga ata sepse në mënyrë plotësuese do të bëhet analiza detale e buxhetit. Nuk bëhet kjo në këtë mënyrë jo sistemore, derisa buxheti në procedurat e miratimit nuk merr formën e vendim bërjes shqiptare nuk mund të marrim hisen tonë prej atje, pra definitivisht këtë duhet ta kemi pastë", tha Abdylmenaf Bexheti , ekspert ekonomik.

Sipas Bexhetit edhe paralajmërimet për zonat e lira ekonomike në Strugë e Kërçovë do ta pësojnë fatin e njëjtë të zonës së Tetovës.

"Paralajmërimet për zhvillimin e disa zonave industriale si është rasti Kërçovës Strugës po do kenë fatin e njëjtë si zonat e Tetovës . 5-6 buxhet që kalojnë duke paraparë Tetovën dhe Tetovën kemi vetëm një fushë të gjelbër të mbushur me thera dhe asgjë tjetër. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm kur duam të promovojmë diçka se para do vitesh ne patëm një promovim të ngjashëm", u shpreh Abdylmenaf Bexheti , ekspert ekonomik.

Projekt buxheti për vitin e ardhshëm është 2 miliardë e 870 milion euro ndërsa është 7% më i lartë se sa buxhetit i vitit në vijim. Gjyltene Rexhallari

Share This Video


Download

  
Report form