Muratovska vendos kushte për zhbllokimin e kufirit

alsatmtv 2015-08-21

Views 1

Vendimi i qeverisë së Maqedonisë për heqjen e importit të kushtëzuar të miellit si dhe njoftimet nga Prishtina se edhe qeveria e Kosovës ka vendosur që situatën ta kthej në pikën zero nuk kanë ndryshuar situatën në vendkalimin kufitar në Bllacë, madje nuk është kthyer as masa për lejimin e kalimit të kufirit në çdo dy orë nga 30 minuta.

"Edhe pas vendimit të Qeverisë së Maqedonisë për heqjen e masave tregtare ndaj Kosovës, që do të hyjë në fuqi sonte në mesnatë, Shoqata e transportuesve "Makamtrans" vazhdon të bllokojë kufirin mes dy shteteve"

Përfaqësuesja e Shoqatës transportuese "Makamtrans", Biljana Muratovska thotë se nuk do të lëshojë pe derisa të mos merr dokument zyrtar nga Qeveria e Kosovës për heqjen e embargos kosovare për mallrat e Maqedonisë.

"Unë thash qartë se rruga do të lirohet kur të marr sinjale nga të dyja palët. Mua nuk më mjafton që vetëm Qeveria e Maqedonisë të bëj një hap të caktuar, por dua të shoh edhe pala kosovare të veprojë njëjtë. Thjesht, organet që janë në kufi, policia dhe dogana, kur të marrin vendimin se hiqen të gjitha embargot dhe ndalesat, ne do të ikim që në atë moment", tha Biljana Muratovska, Makamtrans.

Lufta tregtare mes Maqedonisë dhe Kosovës pritet të përfundojë në mesnatë, kur hyn në fuqi vendimi i Qeverisë së Maqedonisë për heqjen e importit të kushtëzuar të grurit. Pritet që edhe Qeveria e Kosovës të përgjigjet duke hequr embargon ndaj mallrave të Maqedonisë, me çka do të plotësohet kushti për implementimin e vendimit për heqjen e taksave për banorët dhe automjetet e Kosovës që kishte sjellë Shkupi zyrtar 7 ditë më parë. Pas kësaj, gjendja mes dy shteteve do të kthehet në normale, por do të mbesin dëmet e shkaktuara bizneseve në të dy shtetet, e më së shumti biznesmenëve nga Maqedoni. Gjatë kësaj krize kompanitë nga Maqedonia që eksportojnë në Kosovë kanë humbur mbi 7 milion euro, ose rreth 1 milion euro në ditë. Përveç kësaj, mungesa e tyre në tregun kosovar mund të shkaktojë vështirësi në rikthimin e konsumatorëve të tyre në treg. Nga ana tjetër, sipas qeverisë kosovare embargoja ndaj Maqedonisë nuk ka ndikuar shumë në tregun dhe ekonominë të Kosovës. Tregu kosovar ka ruajtur stabilitetin e çmimeve të produkteve ushqimore, por edhe të çmimit të naftës, edhe pse mbi 30% të derivateve të naftës që shfrytëzohen në Kosovë importohen nga Maqedonia. Benjamin Arifi

Share This Video


Download

  
Report form