TIRANE- Asnjë gjurmë nga autorët e atentatit me eksploziv në automjetin e Petrit Markut pasditen e djeshme, ndërsa familjarët qëndrojnë në Spitalin Ushtarak në pritje të një përgjigje për shëndetin e të afërmit të tyre.
Marku ndodhet ende nën trajtimin e mjekve, ndërsa grupi hetimor ende nuk ka mundur të marrë dëshminë e tij, e cila do të hidhte dritë mbi ngjarjen.
Ndërkaq, 4 personat e shoqëruar mbrëmjen e djeshme nga uniformat blu të kryeqytetit janë lënë të lirë, pasi nuk rezulton të kenë lidhje me ngjarjen nga hetimet dhe dëshmitë paraprake.
Vetë Marku ka fituar lirinë nga një amnisti e dhënë në vitin 2010 nga Presidenti i Republikës.