#rtvora
Policia ende nuk ka asnjë person të arrestuar për atentatin në Poro të Vlorës me një viktimë dhe një të plagosur. Eno Mataj që dyshohet se ishte objektiv i sulmit, ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës.
Mbetet ende pa autorë atentati në fshatin Poro të Vlorës ku mbeti i vrarë 22- vjeçari Sotiraq Mëhilli dhe u plagos Eno Mata.
Ky i fundit dyshohet se ishte objektivi i sulmit me armë zjarri, teksa dy të rinjtë po ktheheshin në shtëpi.
Rreth 30 persona mësohet se janë marrë në pyetje nga Policia në kuadër të hetimit, por të gjithë janë lënë të lirë.
Zbulimi i autorëve duket se do të jetë i vështirë.
Në zonën e atentatit nuk ka kamera sigurie, ndërsa makina e përdorur nga autorët u dogj bashkë me dy automatikët për të humbur gjurmët.
Policia pret ekspertizën e armëve dhe makinës për gjurmë të mundshme, ndërsa mësohet se ka marrë pamjet e disa kamerave sigurie në Novoselë, në kërkim të gjurmëve të autorëve.
Ndërkohë 32 vjeçari Eno Mataj që mbeti i plagosur mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Ai ruhet me efektivë policie, por burimet thonë se deri tani nuk ka masë arresti.
32 vjeçari ishte akuzuar në Greqi si bashkëpunëtor në vrasjen e një avokati të njohur në vitin 2017, për llogari të të ashtuquajturës ?Mafia shqiptare e burgjeve?.
Nën identitetin Aleksandër Mata, akuzohet në vendin fqinj edhe për disa grabitje.
Por pavarësisht këtyre akuzave, ai prej dy vitesh bënte jetën e fermerit në Vlorë.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/atentati-ne-vlore-ende-pa-autor-eno-mata-ne-gjendje-te-rende-te-trauma
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz