TIRANE - Leka Zogu II I njohur si Princ Leka fiton të drejtën e pronësisë mbi vilën mbretërore në zonën e Shirokës në SHkodër.
Gjykata e Lartë i ka njohur Lekës së II pronësinë e dy vilave dy katëshe, ish-pronë e gjyshit të tij Mbretit Ahmet Zogu.
Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë pranoi kërkesën e avokatit të familjes Zogu, që çështja e dosjes së pronësisë të familjes mbretërore në Shirokë të vijohej nga princ Leka.
Dosja e pronës së familjes mbretërore në Shirokë mbërriti në Gjykatën e Lartë në vitin 2008, pas rekursit që i bëri vendimit të Apelit Shkodër.
Gjykata e rrethit Shkodër në 2007 vendosi pranimin e kërkesës për vërtetimin e faktit juridik se i ndjeri Ahmet Zogu ka qenë ish pronar i vilës mbretërore në Shirokë .
Në gjykatë familja Zogu pati si kundërshtarë Bashkimin e Sindikatave të pavarura të Shqipërisë, e cila e pati marë pronën në fjalë pas viteve 1990.
Vendimi i shpallur në 16 prill 2013 nga Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i dha fund një lufte gjyqësore disa vjecare në lidhje me pronësinë e vilës mbretërore, e cili ka nisur nga Leka Zogu I para se të ndërronte jetë.