Disa nga prokurorët sfidojnë jo vetëm gjyqtarët, por edhe superdeputetët me pasuritë e deklaruara pranë Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive. Sokol Malaj, prokuror pranë Prokurorisë së Tiranës, deklaron se zotëron 50 % të aksioneve në kompaninë ?Oleum Transport?, me objekt transportin e hidrokarbureve dhe nënproduktet e tyre. Kjo kompani është regjistruar në datën 20. 02. 2014 dhe brenda një viti, Sokol Malaj deklaron mbi 100 milionë lekë të vjetra fitim.
Ndërkaq, po gjatë viti 2015, Malaj deklaron se ka shitur 50 % të aksioneve në kompaninë ?Oleum Transport? me vlerën 3 000 000 lekë. Duket tejet e dyshimtë shitja e aksioneve në një hark kohor të shkurtë, kur fitimi për një vit kalendarik është trefish më i lartë. Prokurori Malaj deklaron edhe një biznes tjetër ?klinikë dentare?, ku për vitin 2015, i ka sjellë 3 744 880 lekë të ardhura. Po ashtu, Malaj ka prenotuar edhe një apartament me sipërfaqe 73 m2, me vlerë 40 mijë euro. Po gjatë viti 2015, prokurori në fjalë ka blerë edhe një makinë tip ?Peugeot 3008?, vit prodhimi 2011, me vlerë 9 mijë euro.