Elbasan, të rinjtë i rikthehen librit shtim lexuesish në bibliotekë

Report TV 2015-08-21

Views 1

ELBASAN - Numri i lexuesve që frekuentojnë bibliotekën "Qemal Baholli" në Elbasan duket sa ka shënuar rritje. Stina e nxehtë e verës, ndoshta edhe mundësitë e pakta të vendeve për pushime e argëtim, i ka nxitur të rinjtë elbasanas t'i drejtohen bibliotekës.

Frekuentimi i biblotekës së qytetit është edhe për moshat e treta, të cilët janë lexues të përditshëm të shtypit të ditës, por edhe pasionantë të librave shkencorë.

Pasuria e madhe në libra dhe në trashëgiminë që kanë lënë pas, gjuhëtarët më të njohur elbasanas, si Konstandin Kristoforidhi, Dhaskal Todri, Mahir Domi, e rëndisin sot bibliotekën e Elbasanit të tretën në vend mbas Tiranës e Shkodrës. Nxënësit e shkollave të mesme, por edhe studentë, shprehen se iu duhet literaturë shtesë, gjë të cilën nuk ua mundëson dot biblioteka e shkollës ose e universitetit.

"Jo të gjithë preferojnë të pushojnë. Duan të gjithë, pro varet nga mundësitë. Është më mirë të investosh tek diçka që ia vlen, nëse nuk ke diçka më të mirë", thotë për mikrofonin e "A1 Report" një nga lexueset.

"Këtë vit kam vendosur të lexoj më shumë libra, duke qenë se hidhem në vit të tretë dhe lista e librave është mjaft e gjatë", thotë një tjetër.

Drita Cankja, drejtoresha e blibliotekës shprehet se, "përvoja e bibliotekës publike është përvojë në traditë dhe elbasanasit e duan librin, punojnë në sallën e bibliotekës, e cila rri gjithmonë plot. Të rinjtë e duan librin, të ardhmen, mirëqenien e tyre".

Në fund të fjalës së saj, drejtoresha bën një apel të gjithë të rinjve dhe të rejave, "që të harxhojnë më pak kohë në kafene, me pak kohë për argëtim dhe më shumë kohë për bibliotekën, e cila do t'u vlejë për të gjithë jetën".

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS