Wizz Air, linja të reja me Frankfurtin, Brukselin e Parisin

alsatmtv 2015-08-21

Views 2

Kompania ajrore "Wizz Air" paralajmëroi linja të reja nga Shkupi për në Paris, Bruksel dhe Frankfurt, të cilat do të fillojnë nga prilli i vitit të ardhshëm. Nga 'Wizz Air' paralajmëruan gjithashtu vende të reja të punës për pilotë dhe anëtarë ekuipazhi nga Maqedonia.

'Për shkak se kemi bazë tonën këtu, jemi të interesuar për punësim të njerëzve nga Maqedonia të cilët e njohin tregun vendor si dhe e njohin gjuhën. Do të lëshojmë 3 linja të reja gjatë prillit të vitit të ardhshëm për Bruksel, Frankfurt dhe Paris me së paku 2 fluturime në javë me çmim fillestarë prej 1500 denarësh", tha Xhon Stivenson, nënkryetarë i "Wizz Air".

Ministri për transport dhe lidhje Mile Janakievski tha se me linjat e reja ajrore, qytetarët e Maqedonisë do të mund të udhëtojnë nëpër vendet e tyre të preferuara me harxhime më të vogla.

'Më gëzon fakti që "Wizz Air" e pa Maqedoninë si një destinacion të volitshëm. Dhe gjithashtu jam i lumtur që jam sot këtu për të promovuar aeroplanin e dytë të "Wizz Air" i cili do të bazohet në Shkup. Në Republikën e Maqedonisë gjithsej operojnë 14 kompani kurse Wizz Air ofron 10 destiancione", deklaroi Mile Janakievski, Ministër për transport dhe lidhje.

Nga kompania 'Wizz Air' nuk përjashtojnë mundësinë e hapjes së linjave tjera ajrore, varësisht nga kërkesat e pasagjerëve si dhe mundësitë e kompanisë. Ferikan Iljazi

Share This Video


Download

  
Report form