Media italiane: Renzi i Tiranës fiton Shqipërinë, mbyllet era Berisha

Report TV 2015-08-21

Views 1

Gazeta italiane "Il Giornale" ka analizuar sot, fitoren e zgjedhjeve në Shqipëri nga mazhoranca e re dhe Edi Rama, njeriun që ajo e quan "Renzi i Shqipërisë" duke e krahasuar me kryebashkiakun e Firences Matteo Renzi. Në analizën kushtuar zhvillimeve në vendin tonë, thuhet:

Më shumë se një muaj nga rinumërimi i votave të zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri, që nxorën fitues koalicionin e udhëhequr nga socialistët e Edi Ramës -ish-kryebashkiak i Tiranës, Sali Berisha - kryeministri në ikje dhe udhëheqësi historik i PD-s këmbëngul në një rinumërim të fletave të votimit duke kërcënuar për të mos e njohur rezultatin e zgjedhjeve dhe maxhorancën e re.

"Por, si ka ndryshuar "vendi i shqiponjave" në njëzet vjetët e fundit? Imazhet, që dy dekada më parë bënin rimë me emigracionin dhe dëshpërimin, i bashkohen vizitës së parë të një Pape që nga viti 1400 e deri më sot, kur papa Giovani i dytë përshëndeti turmën në gjuhën shqipe.

Më 5 korrik, KQZ-ja dha rezultatin e zgjedhjeve, por disfata elektorale e Partisë Demokratike të Berishës ishte vetëm prologu i asaj që do të ndodhë më vonë.

Pas tetë vitesh në pushtet, partia më e madhe e krahut të djathtë po kalon një fazë rinovimi të detyruar, shkaktuar edhe nga fitorja e Ramës.

Mbi ish-kryebashkiakun e Tiranës, kritikat janë të përziera: disa i kanë vënë epitetin Renzi i Shqiponjave.

Koalicioni i Ramës, Aleanca për një Shqipëri Evropiane që siguroi 84 vende, duhet gjithashtu të falënderojë edhe Lëvizjen Socialiste për Integrim të Ilir Metës, e cila fitoi më pak se 16 vende, por katërfishoi ato të marra në vitin 2009.

Edi Rama, është shprehur se mandati i tij si kryeministër do të karakterizohet nga dëshira për integrim në Evropë dhe synimi për çlirimin e ekonomisë shqiptare nga kriza e thellë më të cilët po përballet.

Një përgjigje qëndron në një postim të kryeministrit Berisha në Fb, ku ai është akuzuar se ka përdorur investimet e huaja si slogane zgjedhore. "Dikush e quajti mashtrim zgjedhor,"- shkruan Berisha, duke e akuzuar kundërshtarin e tij që kishte vënë në pikëpyetje, ekzistencën e transaksionit. Por përtej ngjyrës politike të qeverisë së re, dy projekte tashmë kanë nisur: hidrocentralet dhe puset e naftës.

Shqipëria përshkohet nga 7 lumenj edhe pse shtrihet në vetëm 28 mijë metra katrorë. Duke filluar që tani e deri në fund të vitit, qeveria do të japë 300 koncesione për shumë hidrocentrale, një biznes ku mund të marrin pjesë edhe sipërmarrës italianë. Së dyti, interesant është rasti i Albpetrolit, shfrytëzimi i kompanisë së naftës nga kompanitë italiane, një ujdi prej qindra milionë eurosh."

Share This Video


Download

  
Report form