Masakra në Vlorë, arrestohen edhe dy pronarët e plazhit

Report TV 2015-08-21

Views 0

VLORE - Policia e Vlorës ka arrestuar edhe 2 persona të tjerë lidhur me vrasjen e trefishtë të ndodhur dy ditë më parë në plazhin e Vlorës. Sipas bluve të Vlorës, janë arrestuar për moskallëzim krimi dy pronarët e resortit turistik ku ka ndodhur ngjarja, Sajmir dhe Servet Qamo, përkatësisht 25 dhe 54 vjeç.

Një ditë më parë, policia e qytetit bregdetar që u trondit nga ngjarja e rëndë e ndodhur tre ditë më parë, ku tre persona u vranë në zonën e plazhit, tha se Leo Osmëni 18 vjeç, i arrestuar tashmë, është një nga autorët e dyshuar.

Sipas policisë, shënjestra e autorëve kanë qenë disa të rinj fierakë që ishin në plazh, pasi ishin konfliktuar për motive banale, sepse fierakët i kishin ngacmuar motrën autorit të ngjarjes.

Nga burime të policisë së Vlorës mësohet se djemtë fierakë kanë qenë aty në atë plazh, por plumbat nuk kanë marrë asnjë prej tyre, por tre fatkeqët, që nuk kishin asnjë lidhje me ngjarjen.

Arrestimi i Osmënit u bë i mundur dje nga policia e qarkut të Vlorës, ndërkohë që mësohet se ai ka pasur edhe bashkëpunëtorë në këtë veprim. Tre viktimat janë: Diana Ademi nga Vlora, 52 vjeçe; Sokol Isufaj nga Fieri, 34 vjeç dhe Serdi Bajlozi, 17 vjeç.

Share This Video


Download

  
Report form