Një 58-vjeçar nga Vlora ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka përplasur me makinën e tij një tjetër mjet dhe më pas është larguar nga vendngjarja. Menjëherë pas ngjarjes policia ka vënë në pranga 58-vjeçarin dhe ka konstatuar se ka qenë në gjendje të dehur.
Po ashtu korespondenti i Vlorës raporton se numri i regjistrimeve në shkolla sa vjen edhe është më i pakët dhe për pasojë mjaft mësues janë shkarkuar nga puna.
Policia e Vlorës po ashtu ka sekuestruar 2 biçikleta të vjedhura në një dyqan dhe ka shoqëruar në polici 2 pronarët e dyqanit.