Shokët e Skerdit: Ishte një nga djemtë dhe nxënësit më të mirë

Report TV 2015-08-21

Views 6

Ngjarja e rëndë e mesditës së të dielës në plazhin e ujit të ftohtë në Vlorë ku mbetën të vrarë tre persona me breshëri automatiku ka shkaktuar tronditje tek të afërmit e tyre. Fqinjët, apo miqtë e 17-vjeçarit Skerdi Bajlozi në Prrenjas tregojnë të shokuar se ai ishte një djalë i sjellshëm dhe kishte rezultate të mira në mësime. Sipas tyre, të hënën ai do të kthehej në Prrenjas, por fatkeqësisht plani i tij u ndërpre në mes, pasi mbeti i varë në një resort privat.

"Ka qenë një çun i mirë. Nuk e prisnim që të ndodhte kjo gjë, sepse ai sot e kishte për të ardhur këtu, në qytet. Jemi shumë të hidhëruar për këtë që ndodhi. Nuk e prisnim". "Është një nga familjet më të mira të qytetit, familje intelektuale, edhe ky djalë, një djalë i shkëlqyer me vese nga më të mirat".

"Qyteti përjetoi një dhimbje shumë të madhe. Është si e pabesueshme akoma". "Ka qenë shumë i mirë në mësime, në organizime dhe në shumë gjëra të tjera. S'ka qenë problematik i qytetit dhe i shkollës".

Adoleshenti kishte shkuar me pushime tek halla e tij bashkë me motrën në qytetin e Vlorës dhe në momentin e ngjarjes ai ka qenë në ujë. Viktimë në këtë masakër mbeti edhe Sokol Isufi, 34 vjeç nga Roskoveci i Fierit, i cili në orën 15.00 u përcoll për në banesën e fundit. Fqinjët e tij tregojnë se ai ka qenë një person i rregullt.

Nga breshëria e plumbave mbeti e vrarë edhe Diana Ademi, 53 vjeçe, e cila ishte emigrante në Itali dhe kishte ardhur për pushime tek të afërmit e saj në Vlorë.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS