Hapet parku “Rinia”, 'pushtohet' nga fëmijët: Shumë mirë që zoti ka dhënë një ditë dhe për ne

Report TV 2020-06-03

Views 1

TIRANË- Dëshirat e fëmijëve nuk mund t'i ndal askush, as km të të tëra rrugë për t'ia realizuar, as kur bëhen në këmbë. Duket si një histori përrallash apo filmash ku përcillet mesazh për jetën, por ajo është reale dhe e prekshme.

Është historia e një vajze e cila ka ardhur nga zona e Astirit" te Parku Rinia në këmbë për të festuar 1 qershorin. Është lodhur pak, pasi trupi i saj i imët aq mund të duroj, por kjo nuk ia zbeh buzëqeshjen në fytyrë dhe gëzimin që sot po feston e lirë, jashtë mureve të shtëpisë ku ka qëndruar për më shumë se 3 muaj e mbyllur për shkak të pandemisë."Ishte e pak e lodhshme që ta bënim në këmbë nga Astiri këtu. Dje mora ditëlindjen dhe sot kam prap festa. I uroj fëmijëve ta gëzojnë 1 qershorin", shprehet vajza e vogël.

Report Tv ka qenë sot në parkun Rinia i cili u hap sot për herë të parë, i rikonstruktuar dhe me pamje krejtësisht të re. Të rritur, fëmijë, gjyshe e gjyshër kanë mbyshur këtë park, duke e harruar për disa orë koronavirusin dhe duke u argëtuar, për hir të fëmijëve që e kanë përjetuar shumë pandeminë. Të gjithë njëzëri shprehen se janë shumë të lumtur, e ndërsa përcjellin edhe urime për bashkëmoshatarët e tyre.

"Po kënaqemi, të gjithë fëmijëve iu urojmë gëzuar 1 qershorin".

Po kënaqem, dita është shumë e bukur. Do piktorohem si Sonix, ai vrapon shpejt. Gëzuar 1 qershorin u them fëmijëve"

"Do pikturohem si një dinozaur. Luajta te lodrat, po kënaqem"

"Po kënaqem shumë, shumë mirë që zoti na ka dhënë një ditë për fëmijët, kam marrë dhuratat lodra. U them fëmijëve gëzuar"

"Po kalojmë shumë bukur. Kam pikturuar një flutur. U them kalamajve gëzuar 1 qershorit dhe të jenë të lumtur që kanë këtë fetë. u kam kërkuar prindërve një kukull barbi", u shprehën fëmijët për Report Tv.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS