Shtëpia e vjetër dhe kushtet e rënda për jetë për familjen Krivanjeva nga lagjja Gazi Babë e Shkupit do të mbeten vetëm një kujtim prekës i së kaluarës. Ndihmat që deri në këtë moment janë grumbulluar për këtë familje, pas transmetimit të lajmit në Alsat-M, kanë mundësuar të hidhet gurthemeli për shtëpinë e re. Punimet ndërtimore do të menaxhohen nga Shoqata humanitare "Mëshira" e cila mori përsipër ndërtimin e saj.
"Sa i përket ndërtimit të shtëpisë, në si shoqatë në fondin tonë çfarë kemi pas kemi fillu me ndërtim, kemi rrënu shtëpinë e vjetër me shpresën që jemi popull humanë, apelojmë të gjithë që kanë mundësi të vijnë të ndihmojnë me material ndërtimor ose me mjete financiare për material, të ndihmojnë këtë familje se me të vërtet është një familje e cila ka qenë në gjendje shumë të vështirë. Sipërfaqja është 80 metra katrorë por për shkak se vendi është shumë i ngushtë dhe këto janë dy vëllezër, njëra familje e cila nuk ka fëmijë dhe përkujdeset për këta fëmijë, atëherë shtëpia është paraparë të jetë dy katëshe, për secilën familje nga një dhomë gjumi dhe një sallon", deklaroi Haki Lushtaku, shoqata humanitare "Mëshira"
Gëzimi për nisjen e shtëpisë së re vërehej në të gjithë anëtarët e familjes. Musherefe Krivanjeva nuk gjente dot fjalë për të falënderuar ata që mundësuan hedhjen e gurrëthemelit për 6 anëtarët e familjes në nevojë.
"Ndjehem shumë e lumtur që kanë nis shtëpinë e re, sidomos për të ardhmen e vajzave, fëmijëve tonë. Zoti i shpërbleftë të gjithë, kudo që janë njerëzit. I apeloj të gjithë njerëzit kudo që janë të na ndihmojnë për të ardhmen e shtëpisë tonë...e kanë pa këtë vend ku jetojmë e si jetojmë po ishalla në të ardhmen do të jetë edhe më mirë", u shpreh Musherefe Krivanjeva, familjare.
E ajo që u gëzua më shumë ishte Hazbija 10 vjeçe e cila e buzëqeshur falënderoi donatorin i cili mori përsipër ndërhyrjet kirurgjikale për mbjelljen e flokëve.
"Po, shumë jam e lumtur dhe falënderoj shoqatën që ka nis ta ndërtojnë shtëpinë edhe e përshëndes haxhi Menduhin që e ka marrë përsipër të mi mbjell flokët. Edhe ndjehem shumë e lumtur që jam te ndreq kokën edhe të bëhëm si shoqet e mia. Edhe e falënderoj nusen e axhës që është kujdes deri tash", tha Hazbije Krivanjeva, fëmijë.
Ndërsa ne u larguam nga kjo shtëpi, Hazbija vëzhgonte nga afër punëtorët që ndërtonin shtëpinë e re, me shpresë se një ditë nuk do ti mungojnë flokët në kokë dhe do të ketë një jetë më të lumtur, të ngjashme me atë të shoqeve të saja. Ditë më parë. Alsat-M publikoi jetën e vështirë për familjen Krivanjeva, të cilët jetonin në një dhomë të vetme dhe kushte jonormale për jetë. Tragjedia më e madhe në këtë familje ishte se Hazbija vuante nga rënia e flokëve si shkak i një djegiee që kishte pësuar në moshën 10 muajshe.
Melihate Rustemi
Të gjithë ata që dëshirojnë të ndihmojnë këtë familje me mjete financiare, material ndërtimor, dyer ose dritare, paisje me mobilimin e shtëpisë, teknikë të bardh...