Shtëpi për familjen Dalipi nga Kumanova

alsatmtv 2015-08-21

Views 5

Vetëm dy ditë para festës së Kurban Bajramit, familja Dalipi nga Kumanova hyri në shtëpi të re për të lënë në kujtime të hidhura shtëpinë e djegur dhe vuajtjet nga varfëria. Falë njerëzve humanë ata kanë arritur të ndërtojnë këtë shtëpi të re dhe ta pajisin me të gjitha elementet e nevojshme për jetë normale. Kryefamiljari Sevdail Dalipi bashkë me fëmijët e tij nuk gjenin dot fjalë për të përshkruar gëzimin për shtëpinë e re.

"Jemi të gëzuar, shumë të lumtur, na kujtohen ato ditë të këqija, ato të djegie, ato probleme krejt por faleminderit e përshëndesim si pik e parë Alsatin që keni marr masa, keni ardhur, na keni inçizu, përshëndes zotri Hakiun, Hasimen, Xhaden, shoqatën "Mëshira" nga Tetova, e përshëndes popullin që na ka ndihmu, ju falënderojmë shumë. Bajramin do ta presim në shtëpi të re me familje. Nuk di si ta përshkruaj, ma mirë nuk ka ma, jemi të kënaqur, shumë mirë, rregullimet janë bë, krejt gjërat janë në vend, faleminderit gjithëve", tha Sevdail Dalipi, kryefamiljar.

"Nafie, a të ka pëlqy shtëpia e re, a është bë e bukur? Po. Sa është bë e bukur, shumë ose pak? Shumë..Tash ku ki me flejt ti? Këtu..Me kë ki me flejt këtu? Me babin..Faleminderit krejtve që shtëpinë na kanë bë kaq të bukur", u shpreh Nafie Dalipi, fëmijë.

Haki Lushtaku, drejtues i shoqatës "Mëshira" tha se familja tani ka siguruar shtëpi me sipërfaqe prej 72 metra dhe të gjitha pajisjet e duhura për një familje.

"Ne jemi mundu të rregullojmë gjithçka që i duhet një familje siç i patë edhe orenditë brenda. Unë shfrytëzoj rastin të falënderoj televizionit Alsat që e ka transmetuar këtë familje në momentin që i është djeg shtëpia ndërsa falënderoj edhe popullin që nuk kanë hezituar por kanë ndihmuar këtë familje. Një falënderim i veçantë shkon edhe për kompaninë Univerzal e cila ka qenë iniciatorë që ne me marr këtë shtëpi dhe siç po e shihni gjithçka është e përkryer dhe kushtet janë për me jetuar një familje në kushte normale", deklaroi Haki Lushtaku, menaxhues i Sh.H "Mëshira".

Vetëm tre muaj më parë, familja Dalipi nga Kumanova u përball me një tragjedi ku në tërësi u dogj shtëpia e vjetër njëdhomëshe për të lënë të gjithë anëtarët në rrugë. Lajmi i transmetuar në Alsat-M bëri që shumë njerëz human të ndihmojnë këtë familje. Melihate Rustemi

Share This Video


Download

  
Report form