TIRANË - Një tjetër krim në familje sot në Tiranë në fshatin Hekal. Vritet një 17-vjeçare, Anxhela H., nga i fejuari i saj 26-vjeçar, Ersi Gjosha, i cili e ka qëlluar ri herë me thikë.
Nga burimet policore mësohet se 26-vjeçari ka pranuar krimin dhe që zënka, e më pas vrasja ka ndodhur për arsye xhelozie. Gjithçka ka ndodhur në banesën e çiftit, kur ata gjendeshin vetëm.
Ndërkohë, fare pranë banesës së tyre gjendej edhe shtëpia e prindërve të Ersi Gjoshës, me dy kate. Këta të fundit i kishin ndërtuar çiftit edhe një tjetër vilë 1 katëshe pranë të tyres. Ersi Gjosha kishte 3 muaj që ishte kthyer nga emigrimi.
Ndërkohë, prindërit e viktimës dhe autorit janë shoqëruar në polici. Ndërsa trupi i viktimës ndodhet në morg për ekspertizë dhe në mbrëmje do t'i jepet familjarëve.
Autori pritet të dalë ditën e martë para Gjykatës së Krimeve të Rënda. Policia paraprakisht ka marrë një telefonatë për vetëvrasje. Më pas ka mbërritur në vendngjarje dhe ka zbuluar vrasjen.