Dhuna ndaj gruas, qytetarët protestë përpara Ministrisë së Drejtësisë

Report TV 2015-08-21

Views 1

Tiranë - Nisma qytetare nën moton 'Ndalo Dhunën Ndaj Gruas', kanë protestuar mesditen e së premtes para Misitrisë së Drejtësisë. Në shenjë simbolike ata lyen rroba me bojë me ngjyrën e gjakut, duke kërkuar kështu që çdo njeri nuk mundë ta pranojë që në vitin 2013 të ndodhë një dhunë barbare si kjo e ditëve të fundit. Shoqeria civile ka kërkuar një zëri t'i themi STOP fenomeneve të tilla që marrin jetë njerëzish.

Ndërkaq, Iris Luarasi ka kërkuar që shteti të vendosë një moratorium për të gjitha krimet që ndodhin brenda familjes .

Vetëm brënda një jave, krimi në familje kapi shifra alarmante që u kanë marrë jetën 3 grave, të cilat mbetën viktima nga bashkëshortët e tyre .

Dy ditë më parë u plotësua një tjetër kërkesë - padi për lëshimin e urdhërit të menjehershëm të mbrojtjes për Rabie Xhemali Ismailaj, 50 vjeçare e lindur ne Fushë-Krujë dhe banuese në rrugën "Mihal Grameno" Tiranë, me arsim 8-klasë, sepse bashkëshorti i saj shtetasi Shpëtim Shazivar Ismailaj, 51 vjeç i lindur në Tiranë, me arsim 8-klase, ka ushtruar dhunë psikologjike e fizike ndaj saj.

Share This Video


Download

  
Report form