Dhuna ndaj gruas, shoqatat: Institucionet neglizhente, kujtohen vetëm në ditët ndërkombëtare

Ora News Lajme 2016-11-25

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Problemet ekonomike, mosfunksionimi i strukturave përkatëse por edhe mentaliteti janë faktorët që ndikojnë në shtimin e rasteve të dhunës ndaj grave. Psikologia Aurela Agalliu ngre shqetësimin për rritjen e rasteve të grave të dhunuara si dhe problematikën e paragjykimit e cila i ndalon gratë të denoncojnë fenomenin.
Aurela Agalliu: ?Numri është në rritje. Është shumë e vështirë për një grua që të marri guximin që të shkojë t?i drejtohet shoqatave apo thjesht edhe ta denoncojë dhunën sepse ka frikë se do gjykohet nga komshiu, prindërit, miqtë apo do ta ndjekë dhuna e ushtruar në vijimësi nga bashkëshorti?.
Për aktivisten e shoqatës ?Në dobi të gruas? Sevim Arbana institucionet nuk bëjnë punën që duhet për të ndërgjegjësuar mbi rastet e dhunës.
Sevim Arbana: Çdo ditë kemi nga dy gra që denoncojnë dhunën, përjashto ministrinë e punës, institucionet e tjera shumë pak.
Zgjidhjen për zhdukjen e fenomenit psikologia Agalliu e sheh tek përkrahja dhe sensibilizimi, ndërsa Arbana sqaron se vetëm forcimi ekonomik i gruas mund të sjellë ndryshime.
Aurela Agalliu: Nëse prindërit do të pranojnë që fëmija e tyre të mos pranojë të dhunohet, nëse ata krijojnë një mundësi tjetër, nëse do i suportojnë fëmijët e tyre duke mos rënë pre e këtij realiteti bëhet një punë shumë e mirë propaganduese.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/dhuna-ndaj-gruas-shoqatat-institucionet-neglizhente-kujtohen-vetem-ne-ditet-nderkombetare/

Share This Video


Download

  
Report form