Banorët tek rruga "Mine Peza": S'ikim nga shtëpitë, pa na strehuar

Report TV 2015-08-21

Views 13

Njëzet familjet e komunitetit rom në rrugën "Mine Peza" në kryeqytet janë përplasur sot për herë të dytë me përmbaruesin privat, të cilët kishin shkuar për t'i kërkuar lirimin e banesave.

Gjatë këtyre momenteve nuk kanë munguar kërcënimet për vetëflijim nga banorët. Ata shprehen se prej 50 vitesh banojnë aty.

Brenda 10 ditësh banorët janë përballuar dy herë me përmbaruesin privat dhe përfaqësuesin e ish pronarit, ndërsa uniformat blu të komisariatit numër tre kanë qenë prezent për të kontrolluar situatën.

Share This Video


Download

  
Report form