Ministria e arsimit vendos program modern arsimor 'IB'

alsatmtv 2015-08-21

Views 0

Nga 1 shtatori shkollat fillore "Braqa Milladinovci" dhe "Shën Kirili dhe Metodi" do të e aplikojnë programin ndërkombëtarë IB për nxënës deri në klasën e pestë, që parasheh mësim shumë më ndryshe se mësimi klasik i të ligjëruarit në dërrasë të zezë. Programi parasheh mësim interaktiv dhe më shumë punë praktike. Sipas autoriteteve, bëhet fjalë për program që ofron mundësi për vazhdim të arsimit ndërkombëtarë.

"I tërë ndryshimi është në qasjen. Fokusi tërësisht bie mbi nxënësin që hulumton, pyet, zbulon, ndërsa mësuesi është ai që i ndihmon në tërë këtë, gjegjësisht merr rolin e lehtësuesit, në procesin e mësimit. Thjeshtë, me programin IB tejkalohet mënyra klasike e ligjërimit në dërrasë të zezë", u shpreh Spiro Ristovski, ministër i arsimit

"Ekzistojnë katër faktorë kyç që e definojnë arsimin e IB-së. Drejtim drejtë nxënësve dhe inkurajimi i tyre për të qenë aktiv dhe në mënyrë të vazhdueshme të mbindërtohen, të kenë qasje interaktive me të cilin vihet aksenti në hulumtim dhe mendim, funksionim në kontekst global dhe u ndihmon nxënësit më mirë ta kuptojnë shumëgjuhëshin dhe marrëdhëniet mes kulturave", tha Adrijan Kerni, drejtor i fondacionit ndërkombëtarë IB.

Programi IB do të jetë në maqedonisht, ndërsa si gjuhë e dytë, në mënyrë intensive do të mësohet gjuha angleze. Nga viti i ardhshëm, IB do të zbatohet në të njëjtat shkolla edhe për klasat nga e gjashta deri në të nëntën. Mësuesit dhe drejtorët e shkollave gjatë verës do të trajnohen nga ekspertë të fondacionit IB. Ky program në suaza botërore është aplikuar në 3500 shkolla në 145 vende dhe sipas kësaj, arsimohen mbi 1 milion nxënës. Bojana Simonoviq

Share This Video


Download

  
Report form