Lezhë, infrastruktura e rrugëve nuk ofron mundësi për invalidët

Report TV 2015-08-21

Views 0

Lezhë - Infrastruktura rrugore në qytetin e lezhës, qoftë e re apo e vjetër është ndërtuar pa marrë në konsideratë nevojat e grupeve të ndryshme sociale.

Paraplegjikët, të verbërit dhe nënat me foshnje nuk merren parasysh nga hartuesit dhe zbatuesit e projekteve infrastrukturore edhe pse krijimi i mundësive të lëvizjes është një e drejtë e përcaktuar me ligj.

Në segmentet rrugore, përbri të cilave ndodhen trotuaret apo ndërpriten nga akse të tjera, lëvizja e paraplegjikëve është e pamundur.

"Mundësia e tyre e vetme mbetet rruga, duke përbërë rrezik për aksidente të mundshme. Qytetarët shprehen se është e domosdoshme të krijohen mundësitë për lëvizjen e këtyre grupeve sociale", u shprehën qytetarët.

"Kjo është diçka që është e nevojshme për njerëzit që janë të verbër, edhe për njerëzit që janë të paralizuar që shkojnë me karro. Nuk kanë mundësi të kalojnë ndryshe. Qarkullimi në Lezhë është shumë e vështirë për arsye se nuk ka sinjalistikën e duhur.

Edhe pse në jo pak raste , drejtuesit vendor në Lezhë kanë shprehur mbeshtetjen e tyre për këto kategori sociale, problematika vazhdon të jetë e pranishme edhe në ndërtimet e reja.

Share This Video


Download

  
Report form