Tiranë, përmbarues për të nxjerrë nga banesat edhe 20 familje rome

Report TV 2015-08-21

Views 6

TIRANË - 20 familje të cilat janë strehuar në një banesë në në lagjen e njohur si "Brraka", në rrugën "Mine Peza" duhet të dalin jashtë, pasi godina ku ata banojnë, duhet t'i kthehet pronarit.

Banorët e banesës njëkatëshe i përkasin komunitetit rom. Ata thonë se jetojnë prej 50 vitesh në atë lagje dhe askush nga institucionet lokale apo qendrore nuk i dëgjon për të gjetur një zgjidhje. Nëse dalin nga banesat ata rrezikojnë të mbeten në rrugë të madhe.

Efektet e vendimit të këshillit të ministrave për lirimin e banesave të ish-pronarëve kanë sjellë probleme të shumta midis palëve, ku nuk ka munguar as përplasjet fizike e deri tek përdorimi i armës, siç A1Report ka transmetuar incidentet e ndodhura në rr.Margarita Tutulani në kryeqytet pak kohë më parë.

Share This Video


Download

  
Report form