Rama te Nishani, për rotacionine pushtetit pa probleme të reja

Report TV 2015-08-21

Views 1

Për herë të parë pas rezultateve të zgjedhjeve të 23 qershorit, Kryeministri i ardhshëm i vendit, Edi Rama në një takim me presidentin Bujar Nishani kërkoi garanci nga ky i fundit se tranzicioni i pushtetit nga demokratët tek të majtët pas më pak se dy muajsh të bëhet pa mbartjen e problemeve të reja.

Takimi i nisur në orën 12:30 minuta përfundoi rreth orës 13: 15 minuta dhe Joniada Koçi, gazetarja e Tv A1 Report. informoi se ishte kërkuar nga vetë kreu i PS-së Edi Rama. Ajo çka ra në sy ishte fakti se për kryeministrin Rama ishte vënë në dispozicion nga ana e presidencës hyrja dytësore e institucionit.

Share This Video


Download

  
Report form