TIRANE- Një ditë pas takimit me kreu e Partisë Socialiste, ku ka biseduar për integrimin europian të Shqipërisë, ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Ettore Sequi, takon edhe kreun e Lëvizjes Socialiste për Integrimin, Ilir Meta. Takimi me dyer të mbyllura u zhvillua në selinë e kësaj force politike, ndërkohë që pas këtij takimi të dy liderët e politikës dhanë një konferencë për shtyp për mediat.