#rtvora #oranews
Presidenti i Republikës Ilir Meta ka biseduar përreth 120 minuta me përfaqësues të shoqërisë civile në vend, për krizën politike dhe Gjykatën Kushtetuese. Pas takimit, ish kreu I KQZ Kristaq Kume zbuloi se presidenti, parashikon të nisë një tur me qytetarët shqiptar.
Kume theksoi se presidenti vijon ti mbetet besnik qëndrimit, se zgjidhja e të gjithë problematikave do të vijë nga faktorë të brendshëm.
Kristaq Kume: Nëse nuk ndërhyjmë të gjithë do vuajmë kriza të herëpashershme. Presidenti na ftoi të gjithëve që të jemi pjesë e turit të tij, por ai do ti adresohet popullit për rrugët, për instrumentet që duhet përdorur për të shëndetësuar jetën demokratike në vendin tonë. Në optikën e presidentit, ne si rezultat i kësaj mënyre të qeverisjes nuk kemi arritur në pritshmëritë e dëshiruara, por kemi prodhuar probleme, që duhen të zgjidhen. Këmbënguli po ashtu, se të gjitha këto mund të zgjidhen nga ne dhe mos t?i mbajmë sytë nga ndërkombëtarë, sepse më së shumti ata mund të jenë faktorë pengues sesa zgjidhës për problemet tona.
Ky ishte qëndrimi i presidentit, që do të thotë se në shqiptarët duhet të marrim në dorë fatet dhe të gjithë së bashku të punojmë për zgjidhjet më të mira për ne dhe për fëmijët tanë. Nuk di se cila do të jetë mënyra e organizmit të aktivitetit, por ajo që ishte e qartë ishte se Presidenti vlerëson se është koha të komunikohet në mënyrë intensive me shqiptarët. Ky ishte qëndrimi i presidentit, aspektet organizative nuk di se si do bëhet.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/kristaq-kume-pas-takimit-me-meten-presidenti-do-te-nise-nje-tur-takimi-me-qytetaret
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp