Portugalia në krizë politike Opozita kërkon largimin e Gaspar

Report TV 2015-08-21

Views 0

PORTUGALI- Opozita e udhëhequr nga socialistët në Portugali bëri thirrje qendrës së djathtë, e cila është në pushtet, të japë dorëheqjen. Ky veprim vjen për zëvendësimin e ministrit të Financave, Vitor Gaspar, nga Sekretarja e Thesarit, Maria Luis de Albuquerque. "Vendi ka nevojë për një qeveri të re, që të rregullojë llogaritë publike, nëpërmjet rritjes së vendeve të punës. Një qeveri e re, që të bashkojë Portugalinë dhe jo ta ndajë atë", është shprehur zëdhënësi i Partisë Socialiste, Joao Ribeiro. Largimi i Gasparit shënon një tjetër goditje për vendin, e cila është përfshirë nga kriza e borxhit e shkaktuar nga qeveria e mëparshme socialiste, e cila u rrëzua në pranverën e vitit 2011.

Share This Video


Download

  
Report form