Rritet numri i fëmijëve me sëmundje malinje

alsatmtv 2015-08-21

Views 1

Muajve të fundit është rritur numri i fëmijëve që vuajnë nga sëmundjet malinje. Kjo rritje shënohet pikërisht në këtë periudhë kur simptomat e sëmundjes, për shkak të kushteve të motit, fillojnë të theksohen, thonë mjekët.

"Në prill ka ndryshim të klimës, kështu që kjo ndikon në gjenetikën e sëmundjes. Zakonisht, tek fëmijët, sëmundjet në shumicën e rasteve shkaktohen nga përbërja e tyre gjenetike, kurse për fat të keq, janë shkaktuar edhe nga viruset që mund të stimulojnë genin e keq që manifeston sëmundjen. Zakonisht kjo fillon në muajin prill, me ndryshimin e kushteve të motit, kurse manifestimi i tyre vjen në qershor", tha Aspasija Sofijanova,drejtoresh e Klinikës Pediatrike.

Në Maqedoni, mesatarisht çdo vit diagnostikohen rreth 30 fëmijë me sëmundje malinje, shumica me leukemi - rreth 20 dhe 10 të tjerë me tumore. Me trendin e muajve të fundit, ky vit mund të përfundojë me 35 të sëmurë të rinj. Klinika e Pediatrisë e cila ka një përvojë shumëvjeçare në shërimin e sëmundjeve malinje, shpjegon se në Maqedoni ekzistojnë kushte për trajtimin e tyre, ndaj prindërit nuk duhet të këmbëngulin për shërimin e tyre jashtë vendit. Në këtë klinikë, kurohen edhe shumë fëmijë nga Kosova, për shkak se ate nuk ka reparte hematologjie. Bojana Simonoviq

Share This Video


Download

  
Report form