Manipulimi i votave, Halimi u jep leje 17 të burgosurve-votues të tij

Report TV 2015-08-21

Views 3

TIRANË -- Kryesuesi i listës për qarkun e Durrësit e njëkohësisht dhe ministri i Drejtësisë Eduard Halimi ka bërë nderet e para elektorale duke liruar rreth 17 të burgosur vetëm nga ky qark ndër 23 që përmban e gjithë lista e lejeve shpërblyese elektorale. Të burgosurit janë dënuar kryesisht për vepra të rënda penale, si trafik, vrasje, shpërndarje lëndësh narkotike. Dhënia e lejeve shpërblyese për personat me precedentë penalë përbën një kërcënim serioz për ditën e zgjedhjeve, ku këta persona mund të përfshihen në manipulimin e votave. Rreth një muaj më parë, Halimi deklaroi për "A1Report!" dhe "Shqiptarja.com" një se në respekt të ligjit zgjedhor dhe të problemeve të krijuara me arratisjen nga burgjet, të të dënuarve, për një kohë të papërcaktuar, Ministria e Drejtësisë do të pezullonte të gjitha lejet shpërblyese për personat e burgosur.

Share This Video


Download

  
Report form