TIRANE - Ambasadori Aleksandër Arvizu deklaron se SHBA pret që zgjedhjet të jenë me standardet e një vendi të NATO-s dhe një vendi që aspiron në BE. Arvizu kujton se janë partitë të cilët duhet të respektojnë rregullat e lojës dhe se do të konsultohet ngushtësisht me ODIHR-in dhe të tjerë mbi procesin zgjedhor.
Në bashkëbisedimin online me qytetarët në Facebook, të nisur në orën 14:00, Arvizu tha se do të jenë votuesit që do të vendosin për rotacionin nëse vota është e lirë dhe vuri rëndësinë tek votimi si e vetmja mënyrë për t'ju kërkuar llogari udhëheqësve. Lidhur me KQZ Arvizu tha se "Nuk është vonë të konstituohet plotësisht".
"Unë nuk e vë ne dyshim ne asnje moment qe po ushtrohet presion ndaj votuesve, dhe nuk e kam fjalen vetem per njeren pale. Por skemat e atyre qe ushtrojne presion do te kene sukses vetem nese ia dalin qe te kanosin votuesit individuale. Pra ju, votuesit, keni fuqine per te kapercyer kete kanosje, pavaresisht kahut nga i cili vjen."- tha Arvizu duke shtuar se kishte qenë vetë ambasada e cila kishte informuar ODIHR-in për disa raportime se disa votues jane udhezuar te fotografojne voten per te vertetuar voten e tyre per nje parti apo per nje tjeter.