ROME - "Nuk kemi shumë kohë, duhet vepruar menjëherë mbi çëshjten e papunësisë." Kështu është shprehur kryeministri italian Enrico Letta, në samitin e Romës me Ministrat e Punës dhe të Financave të Francës, Gjermanisë, Spanjës dhe Italisë. Letta ka theksuar rëndësinë e këtij samiti si një nismë për të marrë masat për të trajtuar rritjen e papunësisë në kontinent. "Nga ky samit duhet dalë me fakte konkrete dhe jo me fjalë",- tha kryeministri Italian. Kreu i qeverisë italiane ka propozuar që Banka Evropiane e Investimeve duhet të zgjeroi shtrirjen e aktiviteteve të saj në mbështetje të papunësisë dhe kryesisht tek të rinjtë.