Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në ambientet e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Meksikës në Romë, u mbajt konferenca e konsujve të Nderit të Meksikës, të Shqipërisë, Italisë, Maltës, dhe San Marino.
Ambasadori i emëruar rishtazi në Itali, Juan Jose Guerra Abud, mikpriti Konsullin e Nderit të Meksikës në Shqipëri, z.Ylli Ndroqi, duke e konsideruar një mik të madh dhe nder për Meksikën që përfaqësohet prej tij.
Konsullata e Meksikës në Tiranë, ishte ndër më të vlerësuarat në fjalimet e përfaqësuesve të shtetit meksikan të mbajtura gjatë konferencës. Veçanërisht, konsulli Ylli Ndroqi u përgëzua për kontributin e çmuar gjatë këtyre 4 viteve, si një konsullatë që falë përkushtimit dhe angazhimit serioz ja ka dalë të tejkalojë atributet e një konsullate nderi, duke u kthyer në një partner i shkëlqyer i Meksikës në Shqipëri
Në fjalën e tij Konsulli i nderit të Meksikës në Shqipëri z.Ndroqi i njohu të pranishmit me punën intensive të bërë për të lehtësuar lëvizjen e lirë mes dy vendeve, mbrojtjen e të drejtave të shtetasve meksikan në Shqipëri, forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe institucional mes dy vendeve si dhe promovimin e kulturës dhe turizmit.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/konsujt-e-nderit-mblidhen-ne-rome-presidenti-nieto-porosi-per-te-bashkepunuar-me-tiranen/