TIRANE - Nëse nuk gjen emrin në listat zgjdhore dhe dëshiron të votosh, deri më dt.21 qershor, të premten ora 24:00 mund t'i drejtohesh gjykatës për tu pajisur me leje votimi. Ky është një proces pa kosto për qytetarët dhe shpenzimet i përballon gjykata. Zëdhënësja e gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës, Eva Avdia shpjegon se për të shqyrtuar kërkesat e qytetarëve kjo gjykatë ka marrë masat duke caktuar një trup gjyqësore dhe deri më tani administrata gjyqësore ka pranuar 5 kërkesa.