Stamboll, policia rimerr sheshin "Taksim" pas 8 orë përleshje

Report TV 2015-08-21

Views 1

STAMBOLL -- Është pushtuar nga policia sheshi Taksim në Stamboll në natën mes të martës dhe të mërkurës pas 8 orë përleshje me manifestuesit kundër shkatërrimit të pemëve afër parkut Gezi dhe kundër qeverisë së Erdoganit. Pas kësaj ngjarjeje, raportohen 25 të plagosur, 5 në gjendje të rëndë dhe 100 të arrestuar. Ndërkohë, që nga protestuesit kanë vijuar thirrjet: "Taksim është kudo"; "Rezistenca është kudo". Hedhjet e fundit të lakrimogjenëve kanë ndodhur rreth orës 3 të së mërkurës me orën lokale (ora 2 në Shqipëri). Më pas manifestuesit janë tërhequr në park dhe policët kanë rimarrë kontrollin e qytetit. Por edhe në Ankara rifilloi një manifestim me 5.000 vetë të martën në mbrëmje kundër policisë.

Share This Video


Download

  
Report form