DURRES - Tekniku Xhani de Biasi e ka konsideruar si ndeshje të rëndësishme përballjen me Norvegjinë, ndërsa është shprehur se nuk është decizive për rrugën drejt Botërorit Brazil 2014.
Në konferencën e mbajtur për shtyp paraditen e sotme, italiani theksoi se ekipi do të futet në fushë vetëm për fitore, si dhe kërkoi ulje të eurforisë në prag të kësaj përballje.
Fillimisht numri një i pankinës së kuqe mbajti një fjalim, ku theksin e vuri tek arritjet e deritanishme të skuadrës, ku nuk la pa përmendurr faktin që Shqipëria ka bërë progres në klasifikimin e FIFa-s/