Unioni i gazetarëve në protestë: Kasetat e partive janë censurë!"

Report TV 2015-08-21

Views 0

TIRANE - Nën moton "Gazetarë të të gjitha mediave, refuzoni redaksite e selive partiake:Kasetat e partive janë censure!" Unioni i Gazetarëve Shqiptare, dhe drejtues të disa mediave televizive e të shkruar protestuan sot paradite para selive partiake të Partisë Demokratike, Partise Socialiste dhe para Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Ata i bëjnë thirrje redaksive të refuzojnë vendimin e pranimit te kasetave dhe DVD-ve që u sillen mediave nga partitë për pasqyrimin e veprimtarive ditore të fushatës zgjedhore.

Fillimisht Unioni i Gazetarëve iu drejtua selisë së PD-së ku i dorëzuan në mënyrë simbolike një DVD më pas iu drejtuan dhe selisë së socialistëve duke kryer të njëjtin veprim. Më pas u drejtuan drejt KQZ-së e cila mori vendimin që televizionet private të pasqyrojnë veprimtaritë ditore të fushatës zgjedhore me kasetat e montuara në seli.

Share This Video


Download

  
Report form