Komisioni hetimor, Brukseli propozon listën!

alsatmtv 2015-08-21

Views 2

Përfundimisht kreu i Komisionit hetimor për incidentet e 24 dhjetorit në parlament do të jetë i huaj. Në mungesë të gatishmërisë së palëve për arritjen e konsensusit rreth një eksperti të brendshëm, Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shkup tashmë ka përgatitur një listë ekspertësh ndërkombëtarë i cili do ta marrë detyrën e kryesuesit të Komisionit. Alsat mëson se VMRO dhe LSDM kanë rënë dakord me këtë propozim, i cili konsiderohet edhe si kompromis nga partia në pushtet, kreu i secilës, kryeministri Nikolla Gruevski në mënyrë publike ishte shprehur kundër një opsioni të tillë, me arsyetimin se të huajt nuk duhet të ndërhyjnë në çështjet e brendshme politike të Maqedonisë. Lista e ekspertëve të përgatitur nga Delegacioni i BE-së përbëhet nga emra eminent që kanë ushtruar detyra të rëndësishme në organizatat ndërkombëtare, ndërkaq palët janë në fazë të shqyrtimit të listës për të harmonizuar qëndrimet rreth njërit nga ekspertët. Nga Kabineti i Presidentit Ivanov, sikurse nga Delegacioni i BE-së në Shkup nuk deshën të zbulojnë emrat e ekspertëve me arsyetimin se dëshirojnë të ruajnë kredibilitetin e personit që do të emërohet në këtë detyrë.
As nga VMRO DPMNE dhe LSDM nuk komentuan nëse janë afër arritjes së konsensusit për kreun e Komisionit, mbetja peng e së cilës çoi vendin në ngërç politik disa mujorë.
Autoritet e Brukselit në vazhdimësi kritikojnë politikanët vendas për mungesën e gatishmërisë së tyre për kapërcimin e dallimeve rreth formimit të Komisionit hetimor, me të cilin cenohet edhe përmbushja e kriterit politik të Kopenhagës. Edhe Komisoneri Fyle gjatë vizitës në Shkup tërhoqi vërejtjen e lidershipit në vend se shtete anëtare në Këshillin e BE-së që do të mbahet në fund të qershorit, do ta japin verdiktin mbi datën e negociatave Maqedonisë pikërisht në bazë të rezultateve të këtij Komisioni. Semra Jakupi

Share This Video


Download

  
Report form