Mëhilli: Isaraj tentoi të na nxirrte nga rruga. Këtu do lahen të gjitha

Report TV 2015-08-21

Views 0

TIRANE - Zëdhënësja e kryeministrit Berisha postoi sot në mëngjes një status në facebook ku shkruan se një makinë kishte tentuar të nxirrte nga rruga makinën ku udhëtonte ajo dhe përfaqësues të zyrës së shtypit të kryeministrisë. Mëhilli tregon se pasi policia kishte ndaluar personin, kishte mësuar se ai ishte Arben Isaraj, deputeti i PS-së.

Sipas zëdhënëses së kryeministrit Berisha incidenti ndodhi në autostradë, rrugës për në Fier, ku kryeministri do të zhvillonte takimet elektorale në kuadër të fushatës së zgjedhjeve të 23 qershorit.

Në postimin e statusit rreth orës 09:00 të mëngjesit përveç denoncimit Mëhilli shkruante se "as që donte t'ia dinte për vëllanë e tij që e ka kriminel dhe burgaxhi dhe as për atë vetë që është deputet" dhe e mbyllte me shprehjen kërcënuese "Ketu do lahen te gjitha".

Share This Video


Download

  
Report form