Radhët në sportele për kartat e identitetit, qytetarët të revoltuar: Kemi nga tre ditë këtu

Report TV 2019-01-22

Views 0

Vijojnë radhët e qytetarëve nëpër sportelet ku bëhet aplikimi për kartat e identitetit. Në njësinë numër 2 dhe 5 situata paraqitet më problematike, pasi siç thonë edhe vetë qytetarët kanë 3 ditë që paraqiten për aplikim dhe presin në radhë. Ata kërkojnë që të shtohen sportelet, pasi e kanë të pamundur të presin me ditë në radhë edhe për shkak të moshës.

Të shtohen këto zyra sepse jemi pensionistë. Vijnë njerëzit dhe rrinë si bagëti, kemi tre ditë që nuk mbarojmë dot punë nga radha.

Qytetarë

Vetë qytetarët, kanë gjetur një mënyrë alternative si rregullator të kësaj situate. Në të gjitha sportelet e njësive, është krijuar një listë, ku secili prej qytetarëve vendos emrin, në mënyrë që të mos krijohen konflikte.

Kush vjen i pari shënon emri e kështu me radhë. Kur happen zyrat futemi sipas emrave.

Qytetarë
Përball një situate të tillë qëveria ka marrë masa që kjo problematikë të mospërsëritet kur të përfundojë afati 10 vjeçar i pasaportave të para biometrike. Me një ligj të posaçëm parashikohet e drejta e qytetarëve që të aplikojnë edhe 6 muaj para skadimit të afatit.

Është propozuar mundësia e ripajisjes së shtetasve shqiptarë me pasaportë biometrike edhe 6 muaj para përfundimit të afatit të vlefshmërisë së pasaportës së mëparshme, në varësi të shteteve drejt të cilave do të udhëtojnë apo qëndrojnë. Ndërkohë si nga drejtoria e Gjendjes Civile ashtu edhe nga kompania e printimit të karatave të identietit po punohet për shtimin e sporteleve për shmangien e radhëve.

Share This Video


Download

  
Report form