PRETORIA - Seanca tjetër gjyqësore e atletit paralimpik, Oscar Pistorius është shtyrë më 19 gusht për t'u shtjelluar edhe disa prova relevante e të dobishme për vetë procesin. Atleti afrikano-jugor që ka kapërcyer barrierat e sportit paraolimpik akuzohet se ka vrarë të dashurën e tij, modelen Reeva Steenkamp, natën e Shën Valentinit. Pistorius u paraqit në Gjykatën e Pretorias, në kryeqytetin e Afrikës së Jugut, i shoqëruar nga familjarët si dhe miqtë e tij.